INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes me WHATSAPP-in! Do të bëhet nami, ja çfarë do t’u ndodhë bisedave tuaja pas 2 ditësh!

Kujdes me WHATSAPP-in! Do të bëhet nami, ja çfarë do t’u ndodhë bisedave tuaja pas 2 ditësh!

Publikuar më: 17:52 10-11-2018

Whatsapp është aplikacioni më i përdorur për të komunikuar e të shkëmbyer materiale me miqtë dhe jo vetëm, por që së fundmi ka lajmëruar që do të pësojë ndryshime.

Duke filluar nga data 12 Nëntor, të gjithë mund t’i humbisni bisedat tuaja të WhatsApp, nëse nuk ndiqni disa udhëzime.

Kështu ka bërë të ditur kompania në një konferencë për shtyp, e cila njofton se pas një marrëveshjeje të arritur me Google, tani të gjitha bisedat, fotografitë dhe videot e dërguara përmes aplikacionit mund të ruhen në Drive, shërbimi i pritjes e arkivave të gjigantit teknologjik.

Për të shmangur humbjen e të gjithë skedarëve dhe bisedave, këtu janë hapat për t’i ruajtur ato në Google Drive.

-Hapni WhatsApp.

-Zgjidhni butonin “Menu”, “Settings”, “Chat” dhe klikoni mbi Backup.

-Ju mund të zgjidhni “Ruaj” për të krijuar një rezervë menjëherë.

-Gjithashtu mund të klikoni “Ruaj te Google Drive” dhe përzgjidhni frekuencën me të cilën dëshironi që kopjet rezervë të ruhen.

-Nëse nuk keni një llogari të Google Drive, shtypni “Shto llogari”.

-Së fundi, zgjidhni “Ruaj duke përdorur” për të zgjedhur llojin e rrjetit që dëshironi të përdorni për të ruajtur kopjet rezervë.

Ky ndryshim do të ndikojë vetëm në përdoruesit e Android, sepse Whatsapp tashmë ka një marrëveshje me Apple, i cili u lejon klientëve të saj të ruajnë bisedat dhe skedarët e tyre përmes iCloud.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035021305084229