INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes mos hidhni plehra! Veliaj bën shembull një bar në kryeqytet...[FOTO]

Kujdes mos hidhni plehra! Veliaj bën shembull një bar në kryeqytet...[FOTO]

Publikuar më: 11:13 09-01-2018

Mungesa e kulturës për të mbajtur territoret e përbashkëta pastër vijon të shoqërohet me pasoja. Jo në pak zona në Tiranë shohim qese plehrash që nuk hidhen në kosh e na tërheqin vëmendje.
Po një rast i tillë sot është konstatuar nga vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai jo vetëm që e ka gjobitur lokalin që i ka hedhur mbeturinat në rrugë, por dhe i ka publikuar emrin me qëllim që ai të vërë mend dhe të tjerë të mos ndjekin shembullin e keq të tij.


Ja ç’shkruan Veliaj:
“E dashur Kafe Mio te Myslym Shyri
Të lutem kupto që jemi kail dhe t’i hapim qeset e plehrave hedhur rrëzë pemëve për të zbuluar kush i hedh! Sot fituat një gjobë dhe humbet disa klientë. Askush nuk do ta pijë kafen në ambient të bukur, por me sjellje të shëmtuar”.

gjobe.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107