INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes, mos i bëni asnjëherë këto gjëra pas seksit!

Kujdes, mos i bëni asnjëherë këto gjëra pas seksit!

Publikuar më: 14:27 23-04-2017

Ka disa gjëra që nuk duhen injoruar, sidomos nga ato që dëshirojnë një jetë erotike të kënaqshme. Nuk mjafton të eksperimentoni pozicione apo “lojëra” të veçanta, por në të vërtetë duhet pak fantazi dhe paturpësi për të gjallëruar momentet e dashurisë! 

Marrёdhёnia seksuale mund tё jetё njё nga momentet mё tё bukura qё lidh njё çift, por megjithatё vazhdon ende tё ketё disa rregulla tё cilat nёse nuk zbatohen nuk zgjasin kёnaqёsinё dhe nuk tregojnё se sa i mirё jeni nё tё. Ka disa raste qё sado qё çifti ёshtё i dashuruar dhe ka kimi tё suksesshme, edhe nё krevat, ndodh diçka, njё lёvizje gabim dhe gjithçka hidhet nё erё. Kjo ndodh nga tё dyja palёt.

Mё poshtё do tё gjeni katёr veprime tё cilat ёshtё mirё t’i shmangni pas aktit seksual, sepse shumё thjesht mund tё shkatёrrojnё nё moment çastet magjike qё kaluat pak mё parё.

Mos flini menjёherё. Ok, tё gjithё lodhen, por çfarё ju kushton njё pёrqafim, dy fjalё tё ёmbla dhe gjumё nё krah tё njёri-tjetrit?

Mos ikni me vrap nё tualet. Seksi nuk ёshtё i pistё, pёrveç rasteve kur ju vetё e dёshironi tё tillё. Ndaj qёndroni edhe gjysmё ore mё shumё nё krevat. Gjithçka pastrohet, pa merak.

Mos e prekni telefonin me dorё. Tё thoni shyqyr qё po shijoni diçka. Gjёrat e telefonit mund tё presin, ajo ose ai qё ke nё krah mbase jo.

Mendoni mirё çfarё dhe si do hani. Mos i lini tjetrit pёrshtypjen se femra apo mashkulli me tё cilin kryen marrёdhёnie pak mё parё po vdiste pёr tё ngrёnё dhe nuk e kishte mendjen aspak nё atё qё po bёnte.


Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045