INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Mos shikoni shumë TV [VIDEO]

Kujdes! Mos shikoni shumë TV [VIDEO]

Publikuar më: 13:57 13-11-2017

Ndjekja e televizorit për një kohë të gjatë dyfishon riskun për mpiksje të gjakut ose ndryshe siç quhet ne botën e mjekësisë shkakton "trombozë venoze". Kz eshte rezultati i një studim te fundit nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Vermontit.

Sipas raportit njerëzit që nuk bëjnë aktivitete fizike dhe qëndrojnë gjatë ulur kanë 1.8 herë më shumë mundësi për të pësuar mpiksje të gjakut në venat e këmbëve, krahëve dhe legenit.

Por jo vetëm kaq një tjetër shqetësim ngrihet nga studiuesit të cilët kanë raportuar që këta persona rrezikojnë me 25% me shume se te tjeret për tu bërë obezë.

Doktoret këshillojne që shikimi i televizorit të reduktohet ose të paktën gjatë kohës që ndjek emisionin e preferuar të merresh dhe me ndonjë aktivitet paralelisht.

Mjeket i zhvilluan studimet në SHBA ku morën në hulumtim mbi 15 mije persona të moshës 45 deri në 64 vjeç.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.002094030380249