INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes mos u mashtroni! Katër llojet e vajrave të ullirit të falsifikuara

Kujdes mos u mashtroni! Katër llojet e vajrave të ullirit të falsifikuara

Publikuar më: 11:05 26-08-2018

Me anë të një njoftimi, AKU bën me dije se 4 subjekte janë gjetur me shkelje kryesisht në Tiranë. Ato kanë tregtuar vaj ulliri të falsifikuar. "Theksojmë se për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë, nuk është bërë ende e mundur identifikimi i marketeve dhe njësive të tregtimit apo shërbimit të cilat këto subjekte i ka furnizuar me këto lot-eve, produkti i falsifikuar. Secili subjekt nuk qe në gjendje të përmbushë në afat të arsyeshëm detyrimin e venë nga AKU për të tërhequr produktin sipas këtyre lot-eve nga tregu, si dhe për të njoftuar konsumatorët", njofton AKU.

Subjektet ku tregohet vaji i ullirit i falsifikuar:
- “Saranda Al” me Nipt L21303004C me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 31.12.2019
- “Jolant Shpk” me Nipt L52318026U me adresë Tiranë , furnizimi i lot-it me datë
skadence 20.2.2020
- “Leart Iljazi” (Qeparo) me Nipt L66906501J me adresë Vlorë , furnizimi i lot-it me datë
prodhimi 01.05.2018
- “O & B/ Ylli Saraci” me Nipt K81318012E me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë
skadence 7.3.2020
Konkretisht, produkti me emërtim “vaj i ullirit” i lot-eve të sipërpërmendur i prodhuar e tregtuar nga këto subjekte rezultoi se nuk përputhen karakteristikat e vajit të ullirit siç është emërtuar në etiketë, pra në secilin rast produkti ka qenë i manipuluar duke shtuar edhe përbërës tjerë.
Mbi bazë të kësaj gjetje dhe mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë, 400 000 lekë si dhe bllokimin e sasisë së vajit në objekt (pra lot-eve të tjerë) me qëllim kryerjen e ekzaminimeve laboratorike.

Article Logic
Execution time: 0.0032310485839844