INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Mungesa e gjumit ndryshon genet

Kujdes! Mungesa e gjumit ndryshon genet

Publikuar më: 12:41 25-01-2019

Kushtojini rëndësi gjumit dhe sidomos orëve kur qetësoheni.

Një studim i fundit kryer nga Universiteti në Hong Kong ka zbuluar se mungesa e gjumit mund të ndikojë edhe tek genet tona dhe për më tepër mund të shkaktojë dëme në ADN-në tonë.

Në analizën e kryer nga specialistë kinezë u morën në studim 49 mjekë.

Prej tyre u morën mostra gjaku dhe u analizuan në momente të ndryshme edhe pas turneve të natës.

Pas analizimit të të dhënave u vërtetua se aktiviteti i geneve që shërbenin për prodhimin e proteinave dhe funksionimin e ADN-së zvogëlohej tek ata mjekë që punon gjatë natës. Dhe për më tepër dëmet në ADN rriteshin edhe pas vetëm një natë të kaluar zgjuar.

E pikërisht dëmtimi i ADN-së vinte për shkak të mungesës së gjumit. Një fakt i tillë mund të shpjegojë edhe rrezikun e nisjes së shumë sëmundjeve si për shembull diabeti, patologjitë neurologjike por edhe ato kardivaskulare.

“Rezultatet treguan qartë edhe mjafton edhe një natë pa gjumë dhe mund të ndikojë në zhvillimin e sëmundjeve kronike” nënvizuan mjekët e studimit.

Specialistët besojnë se analiza e ndërmarrë do t’I ndihmojë ata të studiojnë edhe më shumë evoluimin e AND-së dhe sesi mund të ndryshojë mënyra sesi ne punojmë.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943