Një sërë inspektimesh në lidhje me mjetet, që po qarkullojnë në liqenet dhe në zonat bregdetare të vendit kanë nisur përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme Detare. Ata e kanë nisur nga liqenet e Komanit, Vaut të Dejës dhe të Shkodrës, ku kanë konstatuar mjete të rrezikshme të ndërtuara në mënyrë artizanle që shëtisin apo transportojnë njerëz.
Këto varka me dërrasa, hekura dhe tela sipas tyre nuk garantojnë jetën e udhëtarëve.
Pas konstatimeve në bashkëpunim me policinë e qarkut Shkodër dhe hetimin tatimor është bërë e mundur bllokimi i mjeteve pirate dhe artizanale të pa regjistruara dhe të paçertifikuara.