INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KUJDES! Nëse qëndroni të uritur për disa orë, këto janë 5 DËMET që i shkaktoni trupit tuaj!

KUJDES! Nëse qëndroni të uritur për disa orë, këto janë 5 DËMET që i shkaktoni trupit tuaj!

Publikuar më: 15:10 30-01-2019

Ushqimi duhet të jetë ‘miku’ më i mirë i njeriut. Konsumimi i tij në mënyrën e duhur ju bën të ndiheni më në formë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Të gjithë ata që nuk konsumojnë ushqim për shkak të dietave apo thjesht e anashkalojnë, i shkaktojnë vetes probleme serioze, të cilat sa vine edhe shtohen.

“Your Tangue” ju rendit 5 gjërat që ndodhin me trupin tuaj nëse jeni i uritur.

-Lodhje të trurit.

Kur jeni të uritur, rezervat e glukozës së trupit tuaj bien. Truri juaj merr shumicën e energjisë nga glukoza, kështu që ju mund të gjeni veten në një mjegull të trurit. Mos u befasoni nëse filloni të ndiheni të hutuar ose të keni probleme në të folur.

-Lëvizje të pakontrolluara

Trurit nuk i pëlqen që ju të jeni të uritur. Nëse nuk ka glukozë të mjaftueshme ai fillon të krijojë panik duke ju bërë ju të pavëmendshëm.

-Humbisni lëndë ushqyese

Trupi i njeriut ka nevojë në çdo moment për lëndë ushqyese. Nëse dëshironi që organizmi juaj të funksionojë siç duhet, mos shmangni asnjë vakt.

-Tkurrja e muskujve

Një gjë tjetër që i ndodh organizmit kur nuk konsumoni ushqim është humbja e masës muskulore. Ato fillojnë të tkurren për shkak të mungesës së lëndëve ushqyese.

Ndjeheni të lodhur

Nëse nuk konsumoni ushqim ju nuk keni energji për të çliruar. Trupi ndihet i lodhur dhe nuk është në gjendje të bëjë asgjë

Article Logic
Execution time: 0.0034458637237549