INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KUJDES: Nesër vjen dimri i vërtetë!

KUJDES: Nesër vjen dimri i vërtetë!

Publikuar më: 16:42 30-12-2015

Dimri i vërtetë nisën nesër. Bëni gati rrobat e trasha dhe çadrat, pasi rreshjet e shiut dhe ato të dëborët do të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit. Moti pritet të shoqërohet dhe me ulje të theksuar të temperaturave, që mendohet se në disa zona të thella të kalojë dhe -12° Celcius.

Drejtoria e Emergjencave Civile në një njoftim, ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes dhe ka publikuar dhe disa nga akset rrugore më problematike. Emergjencat civile kanë porositur dhe Prefektët e qarqeve, Drejtoritë Rajonale të Rrugëve Kombëtare dhe Policinë Rrugore që të inspektojnë gatishmërinë e mjeteve e forcave në depozitimin e kripës dhe granileve në segmentet problematike dhe të kujdesen për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare nga ana e subjekteve të kontraktuara.

Minsitria e Brendshme theskon se do të ketë masa ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk iu përgjigjen detyrimeve kontraktuale, por dhe ndaj drejtuesve të Degëve Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Rrugëve nëse ata nuk do ushtrojnë kompetencat dhe detyrat e ngarkuara në aktmarrëveshjet kontraktuale me subjektet private. Pritet që ulja e temperaturave të shoqërohet dhe me ngrica, të cilat në disa akset rrugore mund të krijojë probleme në qarkullimin e mjeteve dhe të bëhet shkak për aksidente rrugore.

Ja akset kombëtare rrugore, ku duhet treguar më tepër kujdes:

 

Pukë – Qafë Mali – Fierzë – B.Curri – Valbonë;

B.Curri – Qafë Morini;

Rruga e Kombit; Milot – Rëshen – Kukës – Qafë Morinë;

Kukës – Kalaja e Dodës; Kukës – B.Curri.

Shkodër – Koplik – Hani i Hotit;

Koplik – Theth;

Shkodër – Tamarë-Vermosh;

Pukë – Fushë Arrëz – Iballë.

Burrel – Qafë Buall – Bulqizë;

Peshkopi – Maqellarë;

Librazhd –Strëblevë – Peshkopi.

Article Logic
Execution time: 0.0042178630828857