INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kujdes nga bakteriet e sapunëve. Edhe produktet që përdorni në shtëpi përmbajnë kimikate të rrezikshme [Video]

Publikuar më: 16:39 23-01-2017

Ky është viti kur prodhuesit e sapunit duhet të heqin kimikatet nga produktet e tyre. Triclosan është shembulli i një kimikati të rrezikshëm që përdoret në disa produkte antibakteriale, siç është sapuni i duarve. Administrata e Ushqimit dhe Drogërave vendosi kohët e fundit ndalimin e përdorimit të tij, së bashku me 18 kimikate të tjera tek sapunët e duarve, për shkak të rreziqeve të papranueshme për njerëzit dhe mjedisin. Të njëjtat kimikate përdoren gjithashtu në shumë produkte të tjera - duke përfshirë këtu lodrat prej pellushi, krahëzat qe ndihmojne per notin në pishinë, biberonat e xhepit, blloqet e ndërtimit dhe madje edhe furnizimet artizanale si gërshërët dhe produkte të tjera - pa asnjë etiketë. 

Ekspozimi ndaj triclosan është i lidhur me çrregullimin e funksionit të hormoneve dhe zhvillimin e rezistencës ndaj antibiotikëve në baktere. Triclosan është një përbërës shumë i fuqishëm që lëviz përmes sistemeve të filtrimit të ujit pa u shpërbërë duke hyrë në reaksione fotokimike, çka prodhon një substancë të lartë toksike të quajtur dioksinë. Dioksina mund të shkaktojë probleme me zhvillim dhe shëndetin riprodhues si dhe ç`ekuilibrim hormonal. Ajo gjithashtu shkakton dëmtime të sistemit imunitar, si dhe mund të ndikojë në formimin e kancerit, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë. Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e infeksionit (CDC) nga SHBA thotë se 23.000 njerëz vdesin çdo vit nga infeksionet e shkaktuara nga superbakteret.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557