Kujdes, ruhuni nga teknologjia se të nxjerr të palarat sheshit.
Një bashkëshort i tradhëtuar pretendon se e ka kapur në flagrancë gruan e tij duke e spiunuar me dron pasi u bë dyshues. Kjo është historia që tregon një përdorues YouTube pasi ka postuar një video ku ai thotë se tregon gruan e tij që largohet disa rrugë nga shtëpia e tyre para se të futet në makinën e një mashkulli tjetër. Ndërkohë që tregon historinë, burri “brinar” mund të dëgjohet duke u thyer emocionalisht ndërsa i tregon shikuesve: “Nëse shikoni me kujdes, mund të vini re 18 vite martesë të hidhen në hale”. Disa komentues e kanë cilësuar videon si false, pasi i njëjti njeri ka bërë rrengje në të kaluarën.