INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes nga faturat e blerjeve, ju shkaktojnë infertilitet dhe autizëm

Kujdes nga faturat e blerjeve, ju shkaktojnë infertilitet dhe autizëm

Publikuar më: 14:11 18-01-2018


Më shumë se 90% e faturave që marrim për produktet që blejmë përmbajnë kimikate të cilat janë shkaktarë të shumë sëmundjeve , zbulon një studim i fundit i Qendrës Ekologjike Micigan.
Sipas të dhënave këto fatura përmbajnë kimikatet bisfenol A dhe bisfenol S të cilat janë dy kimikate që janë përgjegjësit kryesor që shkaktojnë obezitet, infertilitet, autizëm, fillimin e hershëm të pubertetit dhe lindje të parakohshme
Studiuesit morën në studim nga janari deri në prill të 2017, arkëtarët dhe stafet pritëse pasi këto dy punë janë më shumë në kontakt me faturat, kryesisht 30 fatura në orë.
Tek këta persona u vërejt se niveli i bisfenolit A dhe S ishte 81% më i lartë se tek personat e tjerë.
Gjithashtu të dhënat treguan se personat që kishin gishta të yndyrshëm apo me lagështi kishin 10 herë më shumë gjasa që të përthithnin këto lëndë të dëmshme.
Kryesisht këto kimikate gjenden tek detergjentet dhe tek lëndët plastike
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë urdhër që shishet e foshnjeve s'duhet të përmbajnë element të bisfenolit A ose në të kundërt shëndeti i tyre është në rrezik.
Ndërsa Komisioni Evropian ka kërkuar që këto kimikate duke nisur nga viti 2020 të mos përdoren më për përpunimin e letrave të faturave.

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338