INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes nga ''Gripi Australian''! Ekspertët bëjnë thirrje…

Kujdes nga ''Gripi Australian''! Ekspertët bëjnë thirrje…

Publikuar më: 19:29 02-01-2018

Ekspertët e shëndetit u bëjnë thirrje njerëzve të bëjnë vaksinat kundër gripit pas lajmit se “gripi australian” ka marrë jetë njerëzish në Irlandë. Dimri është gjithmonë një sinonim i gripit. Kudo që të shkosh, do të ndeshësh njerëz që kolliten ose që kanë simptoma të tjera të gripit.

Megjithatë, rreziqet që vijnë pas gripit, ose më saktë lloji H3N2 i njohu si “gripi australian” ka filluar të përshkallëzohet. Ekspertët kanë konfirmuar se më rreth dhjetë persona kanë vdekur pas pas kontraktimit të gripit në Irlandë këtë dimër.

Mjekët shpjeguan se disa njerëz janë më në rrezik për t’u prekur nga “gripi australian” se të tjerët dhe se simptomat mund të të prekin shumë shpejt. Gripi është i një lloji që ju jep simptoma shumë të rënda transmeton tvklan.

Sipas ekspertëve, njerëzit më të rrezikuar për t’u prekur nga gripi gjatë dimrit janë ata të moshës 65 vjeç, fëmijët që vuajnë nga sëmundjet kronike, gratë shtatëzëna, njerëzit mbipeshë dhe me imunitet të ulët.

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111