INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KUJDES nga këto shenja horoskopi, do t'ua thyejnë zemrën

KUJDES nga këto shenja horoskopi, do t'ua thyejnë zemrën

Publikuar më: 20:30 14-11-2019

Të gjithëve na ka ndodhur që në një moment të caktuar të na kenë thyer zemrën, edhe pse kjo është gjëja e fundit që do të dëshironim për veten. Megjithatë kur ndodh priremi t’i lëmë fajin vetes, ndërkohë që ndonjëherë faji nuk varet as nga personi tjetër,por shenja e tij e horoskopit. Më poshtë do t’ju zbulojmë se si arrini t’u thyeni zemrën të tjerëve në bazë të shenjës së horoskopit.

Dashi: Të lindurit në shenjën e Dashit nuk dinë të krijojnë marrëdhënie afatgjata. Në fillim e bëni partnerin të ndihet në qiellin e shtatë, ndërsa më vonë i thyeni zemrën duke i dhënë fund lidhjes pa asnjë shpjegim.

Demi: Nëse Dashit i mungon dëshira për ta çuar një lidhje deri në fund, Demi ka frikë të hedhë hapin e parë. Sa zemra keni thyer nga kjo frikë e brendshme për t’i shprehur dikujt se e pëlqeni apo se doni diçka më shumë me të.

Binjakët: Binjakët janë shenja më e paparashikueshme e horoskopit, dhe po, pikërisht kjo pavendosmëri emocionale dëmton marrëdhënien tuaj. Një ditë jeni pasionantë dhe të dashur, kurse ditën tjetër jeni të ftohtë dhe të largët.

Gaforrja: Për Gaforren është shumë e rëndësishme që para se të nisë një lidhje, të ketë bekimin e familjes dhe miqve. Nëse ata nuk e pëlqejnë partnerin, partneren tuaj ju i jepni fund lidhje duke thyer zemrën e njeriut të dashur.

Luani: Për një Luan është e rëndësishme që të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe të plotësoni nevojat e tij para të partnerit. Për aq kohë sa ky i fundit e bën këtë gjë jeni në rregull, në momentin që s’ju kushton kohë e hidhni tutje si leckë.

Virgjëresha: Pas Binjakëve, Virgjëresha është e dyta në listë që nuk arrin të vendosë kurrë. Ju pëlqen t’i stërholloni gjërat aq shumë sa partneri të humbasë durimin dhe dëshirën për t’ju ardhur nga pas. Ndoshta nuk e bëni me qëllim, por kjo sjellje i thyen zemrën atij.

Peshorja:Të lindurit në këtë shenjë shquhen për aftësitë e mira komunikuese, por e keni menduar ndonjëherë se ky virtyt mund t'i thyejë zemrën partnerit? Duke dashur të vendosni veten mbi gjithçka ju lëndoni egon e tij dhe në momentin që nuk arrin të ndjekë ritmin tuaj, e hidhni tutje pa u menduar dy herë.

Akrepi: Akrepi përpiqet shumë të bëjë dikë për vete dhe në momentin që i fiton zemrën, e quan misionin e tij të mbaruar. Nuk ka durim t'i shijojë gjërat pak nga pak dhe e konsumon lidhjen brenda pak ditësh.

Shigjetari: Të lindurit në këtë shenjë shquhen për shpirtin e tyre aventuresk dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as në raportet personale. Jeni më shumë të orientuar për "one night stand", por seksi nuk është gjithçka në jetë.

Bricjapi: Është e vështirë t'i fitosh zemrën një Bricjapi pasi për të karriera është mbi ndjenjat, por në momentin që dashurohet e humb toruan pas jush. Jeni me fat, një Bricjap nuk do t'ua thyente kurrë zemrën, por mos e vini përballë zgjedhjeve të vështira si karriera dhe dashuria, pasi nuk i dihet kurrë si mund të shkojë.

Ujori: Ujori i thyen zemrën partnerit për një motiv të pabesueshëm, mungesa e stimujve intelektualë. Të lindurit në këtë shenjë u pëlqen të kenë në krahë partnerë inteligjentë dhe njohës të librit e artit, dhe kur kjo gjë nuk u kthehet ata u thyejnë zemrën.

Peshqit: Peshqit janë shumë të ndjeshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk thyejnë zemra. Dhe kjo ndodh pasi vini në peshore ndjenjat tuaja me ato të partnerit, partneres dhe mendoni se askush nuk do t'ju dojë ashtu siç ëndërroni ju.

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709