INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes nga nepsi i shtatzënisë! Ja fatura ekstreme që pagoi Besi për kërkesën e Xhensilës [VIDEO]

Kujdes nga nepsi i shtatzënisë! Ja fatura ekstreme që pagoi Besi për kërkesën e Xhensilës [VIDEO]

Publikuar më: 19:22 28-04-2018

Nuk kishim dyshime që rrëfimet e Bes Kallakut në programin ‘Një kat më lart’ do të ishin plot batuta e të qeshura. Kurioziteti i pritjes së ëmbël vijon të jetë i madh ndaj edhe moderatori Ermal Peçi e pyeti për disa momente pikante të kësaj periudhe.
Besi rrëfeu se tashmë detyrat në shtëpinë e tyre janë të fokusuara tek bebi, për të plotësuar çdo dëshirë të Xhensilës. Të gjithë e dimë, nepsi i kësaj periudhe është i lartë, ndaj dhe Besi na tregon një moment sa humoristik aq edhe i kushtueshëm.

LAJMI_3_BRENDA.jpg‘Xhensila donte qershi, në mes të janarit. Në kohën më të papërshtatshme. Kisha marrë 2000 lek me vete, dola nga ora 11-12 e darkës. Shqyqyr që gjeta tek Pazari i ri. I kërkova një kile qershi. Më tha 8500 lek. Saaaaa?? (shpërthen në të qeshura).’
Ermali i tha së për shkak të faturës së kripur me siguri nuk i mori më qershi Xhensilës, teksa Besi shtoi se ‘ska më qershi, i bëjnë më hormone’.
A e telefonon Besi më shpesh Xhensilën këtë kohë? Sa mendon ai për të dhe vajzën? A e merr me vetë në turne? Zbuloni përgjigjet pas minutës së 7-të të intervistës ‘Një kat më lart’ në videon e mëposhtme.

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262