Emergjencat Civile parajmërojnë, që duke nisur nga mbrëmja e sotme moti do të përkeqësohet shumë. Rreshjte e shiut do të jenë të nivelit mesatar dhe të lartë dhe parashikohen dhe përmbytje në zonat pranë lumenjve të mëdhenj kryesisht nga data 30 nëntor deri në 4 dhjetor. Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Drejtoria e Emergjencave Civile udhëzon në mënyrë të veçantë të gjithë Prefektët e qarqeve dhe drejtuesit e bashkive për marrjen e masave urgjente për sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.