INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes nga peshku-vrasës, noton në Mesdhe, si të mbroheni [FOTO]

Kujdes nga peshku-vrasës, noton në Mesdhe, si të mbroheni [FOTO]

Publikuar më: 09:21 07-05-2019

Për herë të pare në ujërat e Italisë është parë peshku-akrep, ai u vu re në rezervat natyrore të oazit të faunës në Vendicari, në Sicili.Peshku-akrep, ose “lion-fish”, është një peshk tropikal, me tipare të panjohura dhe gjendet natyrisht në Detin e Kuq, në Oqeanin Indian dhe në Paqësor.

Në vitet ’90, ai u shfaq në Florida dhe në pak vite u përhap në të gjitha ujërat e Karaibeve me një impakt ekologjik të rëndësishëm.

Peshku-akrep është një gjitar i shkëlqyer dhe për këtë motiv ndikon negativisht në biodiversitetin ujor të brigjeve. “Lionfish” është i dëmshëm edhe për njeriun: përmes gjembave të tij, injekton helm që mbetet aktiv edhe për 24-48 orë. Pickimi i tij “krijon një dhimbje të fortë dhe të vazhdueshme, shpesh të shoqëruar me simptoma të tilla si të përziera, vjellje, temperaturë, konvulsione, vështirësi në frumëmarrje dhe diarre”.

Në rast të pickimit, gjëja e parë që duhet të bëni, është të hiqni gjembat, të dezinfektoni plagën dhe të vendosni sa më shpejt ujë të ngrohtë në zonën e prekur. Ngrohja prish strukturën e proteinave dhe toksina ndihmon në reduktimin e dhimbjeve.

3.jpg

2.jpg

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215