Një gruaje në Britninë e Madhe i ka shpërthyer telefoni smartfon Samsung Galaxy S7, duke i rrezikuar edhe jetën. Sarah Crockett 30 vjeç tha se telefoni i saj shpërtheu në një kafene.
Ajo ishte bashkë me bashkëshortin e saj kur pa që telefoni shkriu dhe lëshoi një re të madhe tymi në tevolinën e një lokali në Witham, Essex.
Ajo tregon se telefonin e kishte në dorë në momentin që ndjen se ai po fryhej dhe po nxehej. “Menjeherë e lëshova në tavolinë dhe brenda pak sekondash u mbullua nga tymi”
Një zëdhënës i Samsung tha se “Kjo çështje është duke u hetuar dhe ekipit tonë të shërbimet të klientit janë në kontakt me klientin”