INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes nga Soni Malaj! Ja se çfarë mund t’ju bëjë [VIDEO]

Kujdes nga Soni Malaj! Ja se çfarë mund t’ju bëjë [VIDEO]

Publikuar më: 14:51 23-08-2016

Në rast se shihni Soni Malajn në rrugë, bëni mirë të mos e ngacmoni apo t'ia prishni humorin.

Kjo pasi këngëtarja bukuroshe nuk është aq ëngjëllore sa duket në pamje të parë. Pavarësisht se aparenca mund t’ju mashtrojë, artistja e shumë hiteve mund t’ju hedhë në tokë me një kombinim të shpejtë. Këtë gjë e tregoi qartë në një video që ka postuar në Instagramin e saj, ku Soni shfaqet duke u stërvitur në palestër. Megjithëse duket se e majta e saj do ende pak punë për t’u ngjitur në nivelin e dorës tjetër, përsëri duhet thënë se bukuroshja 34 vjeçare duket goxha në formë dhe e zonja në atë çfarë po bën. Kjo video tingëllon si një paralajmërim i qartë. Bëni mirë të mos kruheni me Sonin!

Article Logic
Execution time: 0.0032181739807129