INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes nga WI-FI. Përdorimi në vendet publike, ju ekspozon ndaj hackera-ve [VIDEO]

Kujdes nga WI-FI. Përdorimi në vendet publike, ju ekspozon ndaj hackera-ve [VIDEO]

Publikuar më: 15:33 23-05-2017

Përdorimi i internetit WI-FI në bare apo lokale ku shkoni për të konsumuar një kafe është i rrezikshëm. Ekspertët e sigurisë japin alarmin  se kjo është mënyra më e lehtë sesi hackerat mund të vjedhin llogarinë tuaj.  Konsumatorët duhet të jenë më të vetëdijshëm për rreziqet potenciale të lidhjes me një rrjet publik Wi-Fi, ka paralajmëruar një raport i ri për sigurinë kibernetike. Kriminelët kibernetikë synojnë pikërisht këtë kategori njerëzish që lidhen me rrjetet publike Wi-Fi. Në këtë mënyrë ata  mund të kenë akses në të dhënat e tyre private, pa e kuptuar përdouresi. Kjo është arsyeja se pse kafenetë shihen si vendi më i rrezikshëm publik i Wi-Fi për ekspertët e sigurisë". Një studim që përfshiu 500 drejtues dhe vendimmarrës IT ,   nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Gjermania dhe Franca arriti në konkluzionin se kafenetë janë vendet më të njohura për t'u lidhur me një rrjet publik Wi-Fi, të ndjekur më pas nga aeroporte dhe hotele. Raporti ngriti shqetësimin e mungesës së sigurisë gjatë përdorimit të internetit, me  69 për qind të rasteve të hakerimit," shpjegon raporti.  Këto janë rastet kur hakerat sulmojnë fshehurazi të dhënat që rrjedhin nga interneti nëpërmjet një pajisje të lëvizshme".

 

 

Article Logic
Execution time: 0.002838134765625