INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes… Ngrënia e tepërt? Shikoni se çfarë efektesh shkakton

Kujdes… Ngrënia e tepërt? Shikoni se çfarë efektesh shkakton

Publikuar më: 06:14 27-10-2017

Dalja në darkë me miqtë është fantastike për një pjesë të mirë të popullsisë.

Studimet së fundmi tregojnë se kjo gjithashtu mund të jetë e mirë për shëndetin tonë fizik. Kjo, pasi shkencëtarët kanë zbuluar se ngrënia në vetmi mund ta rrisë rrezikun e individit për të zhvilluar sëmundje të zemrës apo diabet.

Shkencëtarët, pas hulumtimeve, kanë dalë në përfundimin se meshkujt të cilët hanë në vetmi të paktën dy herë në ditë janë më të prirë të shfaqin simptoma si shtypja e lartë e gjakut, kolesterina e lartë dhe diabeti, krahasuar me ata të cilët gjithmonë hanë pranë dikujt tjetër, transmeton Telegrafi.

Për meshkujt, ngrënia në vetmi ishte ndërlidhur me një rrezik prej 45 për qind për të qenë obezë dhe kishte një rrezik prej 64 për qind për të pasur sindromë metabolike.

Meshkujt e pamartuar të cilët ushqehen në vetmi janë më të rrezikuarit, ku shëndeti i tyre i përgjithshëm është trefish më i rrezikuar sesa i atyre të martuar.

Ndërsa femrat të cilat hanë në vetmi të paktën dy herë në ditë janë vetëm 29 për qind më të prira të kenë sindromë metabolike.

Article Logic
Execution time: 0.0034611225128174