Kishte vetëm pak ditë që e kishte promovuar me fotot e postuara në Instagram dhe tashmë ka ardhur koha që të zbulohen më shumë detaje për këngën e re.
E kemi fjalën për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira e cila me anë të një video të postuar në Insta ka zbuluar datën e publikimit të këngën së re me titull “Tomame”.
“Rrini në fokus! Tomame vjen në datën 12 tetor”, shkruan Eleni në postimin e saj publik./intv.al/