I ftohti që ka zaptuar Shqipërinë rrezikon edhe jetën e endacakëve ndaj për t’iu ardhur në ndihmë atyre kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, u ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë të pamundurit që u rrezikohet jeta nga të ftohtit. Në një mesazh drejtuar qytetarëve nga rrjetet sociale, Subashi shkruan:
"Temperaturat e ditëve të fundit, të cila pritet të ulen akoma më shumë nën zero gradë, mund të jenë fatale për jetën e ndonjë personi të pastrehë, apo të braktisur që endet nëpër rrugë. të gjithë bashkë mund të tregohemi të vëmendshëm për të evituar qoftë edhe një incident të vetëm.
Në rast se ju keni dijeni, ose konstatoni ndonjë person të tillë, do t’ju lutesha të njoftonit zyrën e emegjencës civile në bashkinë Fier nëpërmjet këtij numri telefonik (0697279752).
Më pas do të kujedesemi ne për strehim dhe ushqim. I kemi marrë të gjitha masat. Telefonata juaj dhe kujdesi ynë mund të shpëtojnë një jetë në rrezik."