Për fat të keq jo pak herë na ndodh të përballemi meveprime të tilla aq makabre të njerëzve ndaj kafshve.
Rasti i fundit është ai i një djali 15 vjeçar nga Kuçova i cili me gjakftohtësinë më të madhe, i bezdisur nga e lehura e qenit që mbante të lidhur në oborrin e shtëpisë, merr sëpatën dhe e godet derisa ai ngordh. Më parë, është siguruar nga i afërmi ose miku, i po të njëjtës moshë, që ta filmojë këtë veprim makabër. Britmat e qenit nga dhimbja, të rrënqethin trupin. Ajo kafshë e gjorë nuk i bëri asgjë, por ky 15 vjeçar jep shembullin më të keq të një shoqërie të çekuilibruar mendërisht.
Ky 15 vjeçar sot abuzon me kafshët ndërsa nesër mund të bëjë të njëjtin veprim me njerëzit.
Ky nuk është debat kafshëdashsish dhe njerëzdashësish, është debat mbi një vend që për fat të keq po rrit monstra. Ndaj duhet vepruar sa më shpejt, para se këto veprime të kthehen në “epidemi’.