Detaje të reja dalin nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Breshias, Itali, ku një vajzë 1 vjeçe u sulmua për vdekje nga dy qen pitbull.
Sipas mediave italiane vogëlushja me origjinë shqiptarë, në momentin e ngjarjes ka qenë tek gjyshërit e saj.
Ajo jetonte me mamin tek gjyshërit e saj pasi babi shqiptarë pas humbjes së punës në Itali ishte larguar drejt Gjermanisë.
"Tgcom" shkruan se në momentin e ngjarjes vajza 1 vjeçe ndodhej në shtëpi me gjyshërit e saj ndërsa mamaja 22 vjeçe ndodhej në punë.
Sipas dëshmive pasi ajo ka dalë në oborrin e shtëpisë është sulmuar nga dy qentë pitbull të gjyshit të saj.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të gjyshit të saj vogëlushja ska mundur të mbijetojë sulmit.
Sipas specialistëve ajo kishte marrë plagë të rënda në kokë, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se dhe gjyshi i vogëlushes gjatë sulmit ka pësuar dëmtime, por që tani ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas "Tgcom" nëna e vajzës pasi ka marrë veshë lajmin e rëndë është shtruar në spital.