Si pasojë e përmbytjeve në gjithë vendin, prurjet e ujit kanë nxjerrë në tokë shumë mbeturina por edhe gjallesa të ndryshme.
Një qytetar ka dërguar disa foto dhe video për JOQ.al ku tregon se si pasojë e përmbytjeve në Fushë-Krujë, një gjarpër rreth 2 metra i gjatë ka dalë në tokë.
Fatmirësisht gjarpri është i ngordhur dhe nuk përbën rrezik por duhet pasur kujdes pasi mund të ketë edhe gjarpërinj të gjallë, të cilët mund të hyjnë në banesat e banorëve që ndodhen të përmbytur.