Femrat që shesin trupin në këmbim të parave ose ndryshe siç njihet gjerësisht me termin, prostitucion, ndalohet në shumë vende të botës.
Por për femrat dhe tutorët e tyre, që ushtrojnë këtë 'punë' në Indonezi dënimi është më i ashpër se në vendet e tjera.
Së fundmi policia indoneziane ka arrestuar tre persona, dy femra, që akuzohen se kanë ofruar favore seksuale në këmbim të parave dhe një burrë si tutorin e tyre.
Në bazë të ligjit ata janë dënuar me disa goditje me shkop përballë një grumbulli njerëzish.
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, dy gratë po 'dënohen' nga një person i cili e ka mbajtur të fshehtë identitetin e tij.
Në video shihet që të dënuarit dhunohen deri në humbjen e ndjenjave.
Një pamje e tillë që të sjell ndërmend dënimet në shoqërinë mesjetare.