INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kujdes, po helmoni foshnjet. Studimi: Ushqimet me bazë orizi kanë arsenik [VIDEO]

Publikuar më: 13:56 05-05-2017

Tre të katërtat e produkteve të orizit me të cilat ushqehen  foshnjat përmbajnë nivele të rrezikshme të arsenikut, tregon një studim. Studiuesit gjetën nivele të larta të arsenikut, që shkelin kufijtë e BE-së, në 73 për qind të produkteve në supermarkete. Konsumi i arsenikut mund të çojë në probleme të zhvillimit, sëmundje të zemrës, diabet dhe dëmtime të sistemit nervor, si dhe ngritjen e rrezikut për zhvillimin e llojeve të caktuara të kancerit. Studimi vë në pikëpyetje efektivitetin e rregullave të BE të vendosura  vitin e kaluar për të zvogëluar prezencën kimike në produkte të tilla si ëmbëlsira dhe pije. Studiuesit e Universitetit të Mbretëreshës në Belfast  shqyrtuan ushqimet para dhe pas miratimit të rregulloreve dhe gjetën pak ndryshime. Studimi zbuloi se fëmijët që ushqeheshin me shishe, veçanërisht ato që kishin formulat e fortifikuara me oriz, kishin përqendrime më të larta të arsenikut në urinë e tyre krahasuar me ata që ishin të ushqyer me gji. Kjo tregon se fëmijët janë të ekspozuar ndaj niveleve të paligjshme të arsenikut. Një zëdhënës i Agjencisë  së Standardeve Ushqimore u kërkoi prindërve të mos u japin fëmijëve  të moshës nga 1 deri  në katër vjeç e gjysmë pije me bazë orizi si zëvendësues të qumështit

Article Logic
Execution time: 0.0038158893585205