INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes punëdhënës: Nëse përgjoni emailet e punonjësve rrezikoni...

Kujdes punëdhënës: Nëse përgjoni emailet e punonjësve rrezikoni...

Publikuar më: 11:50 01-10-2017

Në 5 shtator të këtij viti, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Gjykata EDNJ) dha vendim shumë të rëndësishëm Barbulescu k. Rumanisë, në lidhje me trajtimin e çështjes së korrespondencës private në vendin e punës.

Fshehtësia e korrespondencës private në vendin e punës.  Ky vendim është i rëndësishëm për punëmarrësit, ashtu si dhe për punëdhënësit, të cilët duhet të përshtasin kodet etike të punës, në raport me këtë vendim.

Nga 1 gushti 2004 deri në 6 gusht 2007, kërkuesi punonte për një shoqëri private, në cilësinë e inxhinier i ngarkuar me shitjet. Me kërkesë të shoqërisë, ai krijoi një llogari në Yahoo Messenger. Ai kishte edhe një llogari personale po në Yahoo Messenger. Rregullorja e brendshme e shoqërisë ndalonte përdorimin e kompjuterëve për qëllime personale. Rregullorja nuk shprehej në lidhje me mbikëqyrjen e komunikimeve nga ana e punëdhënësit, pra nëse ai kishte mundësi që të njihej me shpeshtësinë dhe brendësinë e tyre. Në 3 korrik 2007, punëdhënësi shpërndau një njoftim punëmarrësve, me anë të të cilit i njoftonte se koha e punëmarrësve në punë do të verifikohet dhe mbikqyret.
Nga provat e paraqitura në dosje, rezultonte se punëmarrësi e kishte nënshkruar këtë njoftim në një datë mes 3 dhe 13 korrikut 2017. Gjithashtu nga provat, rezultonte se punëdhënësi, nga data 5 deri 13 korrik 2007, kishte regjistrual në kohë reale komunikimet e kërkuesit, jo vetëm destinacionin por edhe brendinë.

Në takimin e zhvilluar mes palëve, punëmarrësi mohoi të kishte patur komunikime private. Por atij ju paraqit komunikimi personal gjë që tregonte te kundertën. Punëmarrsi e kundërshtoi këtë veprim si të paligjshëm.

Por gjithsesi ai u pushua nga puna, edhe pse ai tha që shkelja e privatësisë në punë quhet shkelje, fitoi punëdhënësi nga gjykatat e brendshme.

Por sipas nenit 8 të gjykatës së EDNJ pohon se mund ta ushtrojmë të drejtën e komunikimit personal në ambientet e punës pa u kontrolluar, nëse kjo gjë ndodh atëherë kemi përplasje me shkeljen e privatësisë. Përpara këtij fakti, gjykata ka patur rastin disa herë të shprehet se komunikimet që kryhen në hapësirat profesionale mund të gjenden brenda nocionit të jetës private, sipas nenit 8 të Konventës EDNJ. Punëmarrësi ishte në dijeni të faktit se nuk duhet të përdorte internetin për përdorime personale, por nga ana tjetër ai nuk ishte njoftuar se do të monitorohej, as për masën e monitorimit. Duhet thënë këtu se, përveç monitorimit dhe printimit të komunikimeve, punëdhënësi kishte hyrë në Yahoo Messenger privat të punëmarrësit (pra ishte vënë në dijeni në mënyrë të dyshimtë të passëord-it të tij).

 Çështja e dytë që u shtrua në analizën e Gjykatës EDNJ është nëse punëdhënësi, me monitorimin e tij, ka respektuar kërkesat e nenit 8 të Konventës EDNJ. Gjykata EDNJ pranon se shteti (nëpërmjet ligjeve e tyre) gëzojnë një të drejtë të gjerë që të rregullojnë marrëdhënien kontraktore të punës, përfshi dhe rregullimin e komunikimeve private në kuadrin e punës. Megjithatë, e drejta e gjerë që gëzon shteti i nënshtrohet analizës së garancive që i duhen dhënë punëmarrësit, të cilat duhet të jetë të përshtatshme dhe të mjaftueshme: me pak fjalë, analiza do të bëhet rast pas rasti, sipas shkeljes së pretenduar nga punëdhënësi.

Gjykata dënoi Rumaninë, pavarësisht se nuk pranoi masën e ekzagjeruar të shpërblimit të drejtë që kërkonte kërkuesit (rreth 100,000 Euro).

Si përfundim, dy leksion që HR duhet të nxjerrin nga ky vendim: punëmarrësi duhet të njoftohet pararakisht se komunikimet e tij personale (nëse ka) mund të monitorohen dhe së dyti, sasia e monitorimit duhet të jetë e mjaftueshme për të vërtetuar shkeljen ose jo të kodit të etikës rregullores dhe jo më tej shkruan e drejta e internetit.

Article Logic
Execution time: 0.0038838386535645