INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kujdes se nuk më flet…”/ Pse Xhensila nuk ka pranuar t’i shkojë në emision moderatorit të njohur shqiptar?

“Kujdes se nuk më flet…”/ Pse Xhensila nuk ka pranuar t’i shkojë në emision moderatorit të njohur shqiptar?

Publikuar më: 11:32 15-07-2020

Duket se moderatori Alaudin Hamiti ende nuk i ka rregulluar marrëdhëniet me Xhensila Myrtezaj. I ftuar së fundmi në emisionin “NIN” ka qenë këngëtari Ardian Bujupi. Moderatori i ka bërë një pyetje Ardianit ku duhet të zgjidhte midis Xhensilës dhe Elvanës, pasi me të dyja ato ka bërë bashkëpunime. Por para se Ardiani të përgjigje, moderatori i ka thënë të bëjë kujdes duke shtuar se “kujdes se Xhensila nuk më flet ala”. Pas kësaj deklarate, Ardiani zgjodhi të hante një spec djegës se sa të përgjigjej. Më pas, Alaudini foli mbi raportin e tij me Xhensilën.

“Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës”, ishte deklarata që bëri Alaudini dhe që është bërë shkak pse Xhensila nuk i flet.

Por se fundmi Alaudini ka thënë se është penduar për këtë përgjigje që ka thënë sepse nuk e dinte që Xhensila do ta merrte për keq. Alaudin Hamiti: “Mendova ndoshta nuk e merr për keq. Xhensilën do ta kem në ‘Ndrrimin e Natës’, ndoshta në fillim të sezonit të ardhshëm”!

Ardian Bujupi: “A i ke kërkuar falje”?

Alaudin Hamiti: “Nuk është për të kërkuar falje, është pendim. Vetëm po t’ia këndoj këngën e Elizës, ‘Pendimi’”. 

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492