INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes/ Shofer i dehur, zgjidh të ecësh në këmbë…

Kujdes/ Shofer i dehur, zgjidh të ecësh në këmbë…

Publikuar më: 13:38 08-04-2016

Në qoftë se jeni të detyruar të udhëtoni me transportin publik në kryeqytet: KUJDES, zgjidh “këmbët”. Kjo për një arësye të fortë, pasi në çdo moment mund të përballesh me ngjarje të rrezikshme për jetën, ashtu siç ka ndodhur këtë të premte në mesditë.

Dhe kush është arsyeja?

Shoferi është i dehur!

Një autobus urban është aksidentuar, ndërsa të dhënat paraprake flasin vetëm për të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Tajvani”, ku urbani i Unazës së re ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një pemë të trotuarit.

Dëshmitarët tregojnë se shoferi i urbanit ka qënë i dehur, dhe ka nxjerrë pretendimin se nuk i mbajtën frenat.

Ndëkohë mësohet se një grua është aksidentuar por është transportuar menjëherë në spital.

Megjithatë Policia pritet të zbradhë të plotë këtë ngjarje. 

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324