Në epokën e teknologjisë telefonët smart janë shndërruar në një nga mjetet më të përdorur për të gjithë.
Dhe një nga elementët më të rrezikshëm me të cilin po përballemi është rreziku i përgjimit.
Për më tepër që në ditët e sotme është kaq e lehtë për përgjosh një telefon smart.
Me metodat ose pajisjet e duhura ju mund të bini pre e përgjimit.
Për t’u siguruar,nëse telefoni juaj është duke u përgjuar, mësoni disa nga shenjat shenja që tregojnë se persona të tjerë përtej telefonit janë duke ju “spiunuar”.
-Bateria fillon të konsumohet më shpejt se zakonisht edhe në rastet kur është e re dhe e papërdorur shumë.
-Bateria e celularit nis të bjerë pa u përdorur.
Bateria e telefonit përdoret në rastet e dërgimit të SMS-ve apo mesazheve zanore.
-Nëse celulari juaj nxehet edhe nëse nuk është duke u përdorur. Telefoni mund të jetë duke u shfrytëzuar pa njohurinë tuaj.
-Mesazhe të koduara.
Nëse merrni një mesazh në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të valëve, ky mund të jetë tregues i transmetimit të të dhënave tek një person i tretë.
-Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar.
Pak ditë më parë prestigjiozja “Ëashington Post” shkruante se edhe telefonët Iphone që mendohet se janë më të sigurt vjedh të dhënat tona personale kur jemi duke fjetur.