INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes të paktën për dy javë jo më mish shqiptar. Ja arsyeja…

Kujdes të paktën për dy javë jo më mish shqiptar. Ja arsyeja…

Publikuar më: 08:11 29-07-2016

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të paktën për dy javë në të gjithë vendin nuk do të lejohet shitja dhe tregtimi i mishit të gjedhit me origjinë nga Shqipëria. Shkak është bërë përhapja e sëmundjes së gjethit. Deri sa instancat të sigurojnë që gjithçka po shkon në rregull këshillojnë të konsumohet vetëm mish importit.
Ndërsa Ministria e Bujqësisë ka nisur një fushatë të gjerë vaksinimi kundër sëmundjes së dermatozës nodulare, duke nisur nga komplekset e mëdha.
Ministri Panariti ka inspektuar proçesin e vaksinimit ndaj dermatozës nodulare në një fermë me 500 krerë gjedhë në Kashar dhe ka folur duke thënë se sëmundja e ‘’dermatozës nodulare’’ është prezente tashmë në të gjithë rajonin dhe janë shfaqur edhe vatrat e para në Shqipëri, veri dhe juglindje të saj dhe për këtë arsye ka nisur urgjentisht një fushatë vaksinimi masiv kundër kësaj sëmundje të popullatës së gjedhit.
Ai foli se dhe shitja e mishit, ka qenë një masë e detyruar, që është dhe brenda normave dhe praktikës të kërkuar nga Bashkimi Europian. Është strategjia e kontrollit të sëmundjes që parashikon mbylljen e tregjeve të hapura të kafshëve. Kjo është një masë provizore.
Po sapo të stabilizohet imuniteti i kafshëve, do të hapen menjëherë tregjet.
“Për 10 ditë ne do të kemi përfunduar komplet vaksinimin. Kërkohet një periudhë për vendosjen e imunitetit, minimalisht një javë, kështu që unë mendoj se, do të jemi të gatshëm për dy javë të hapim tregjet e kafshëve dhe për të lejuar natyrisht edhe importet sipas të gjitha rregullave”, deklaroi ministri Panariti.

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154