INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes vajza, ky është tipi i femrës që meshkujt duan!

Kujdes vajza, ky është tipi i femrës që meshkujt duan!

Publikuar më: 13:10 17-03-2017

Meshkujt janë në kërkim të një femre e cila është e vetëdijshme se sa vlen dhe e cila udhëhiqet nga qëndrimet e veta.

Meshkujt janë kuriozë. Ata duan të hasin në femër aroma e së cilës është shenjë e vetëbesimit të saj. Çdo mashkull kërkon cilësi të caktuara që femra e zemrës së tyre duhet t'i ketë. Jo gjithçka varet nga kontakti fizik, pasi meshkujve u pëlqejnë edhe femrat që kanë sens humori, sepse kështu do t’i bëjnë ata të ndihen mirë.

Ja disa gjëra që e bëjnë një femër interesante, sipas meshkujve:

1.Femra e cila e di se çfarë dëshiron dhe nuk ka frikë të shprehet

2.Femra e cila ndihet rehat në lëkurën e saj.Meshkujt duan një femër e cila e din saktësisht se si është dhe nuk turpërohet ta shfaq atë

3.Femra e cila di si të pranojë dhe të japë komplimente

Të gjithë kemi së paku një shoqe e cila turpërohet të marrë komplimente. Mund të ndodh që ajo të jetë shumë tërheqëse dhe e mençur, por asnjëherë të mos jetë në gjendje të pranojë kompliment. Kjo gjë tingëllon tmerrshëm për meshkujt. Komplimenti është një dhuratë, ndërsa dikush mund t’ju bëjë konfuz nëse vazhdimisht e refuzon dhuratën tuaj.

4.Femra e cila di si të kujdeset për veten e saj

Kjo nënkupton kujdesin në çdo aspekt. Kur e ndajmë veten tonë në pjesë që janë më shumë ose më pak tërheqëse dhe mundohemi që të parat t’i fshehim, e humbasim balancin delikat në atë se çfarë do të thotë të jesh njeri. Kjo do të thotë të jesh i përkryer në atë të papërkryerën. Le të jetë mashkulli i interesuar për aq sa jeni ju e interesuar në veten tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0038688182830811