INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Vullnetarët mashtrues po kërkojnë para nëpër rrugët e Shqipërisë

Kujdes! Vullnetarët mashtrues po kërkojnë para nëpër rrugët e Shqipërisë

Publikuar më: 12:04 29-03-2017

Shumë persona mashtrues që shfaqen si vullnetarë kërkojnë para nëpër rrugët e vendit. Ata flasin në emër të personave me problem shëndetësore apo jetimëve dhe pretendojnë se ato para do tua japin për ndihmë atyre. Po në fakt shumë nga ta janë mashtrues. Ndaj kujdes!
Sot një drejtori i një fondacioni bamirës së bashku me tre vullnetare të këtij institucioni janë proceduar penalisht nga policia e Korçës. Procedimi ndaj tyre është bërë pasi mashtronin qytetarët, me pretendimin për të ndihmuar familje në nevojë.
Bëhet fjalë për  A. Mixha, 42-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtor fondacioni, A.R, 22-vjeçë, banuese në Përmet, A.V, 21-vjeçë, banuese në Tepelenë, dhe J.K, 25-vjeçë, banuese në Tiranë, të treja këto vullnetare.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, Mixha edhe tre vajza me detyrë vullnetare të këtij fondacioni, në aksin rrugor Korçë-Pogradec kanë ndaluar mjete të ndryshme duke i`u kërkuar atyre vlera monetare për fondacionin, për t`i ardhur në ndihmë një familje në nevojë  në qytetin e Përmetit.
Bëhet e ditur se nga hetimet dhe verifikimet e kryera ka rezultuar se personat e proceduar nuk posedonin asnjë urdhër të shkruar apo autorizim, për të kryer këtë veprim.
Gjithashtu shumat monetare të grumbulluara nuk arkëtoheshin sipas ligjit, me bllok tatimor nga ana e fondacionit si edhe tre shtetaset A.R, A.V dhe J.K (vullnetare) nuk rezultojnë të siguruara.

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051