INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdesuni për fëmijët! Lodrat plastike përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre

Kujdesuni për fëmijët! Lodrat plastike përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre

Publikuar më: 18:29 14-12-2016

Lodrat e fëmijëve mund të përbëjnë rrezik për shëndetin  tyre, pasi rrisin rrezikun e prekjes nga infeksionet, paralajmërojnë ekspertët.  Viruse të caktuara, si gripi, mund të mbijetojnë në sipërfaqen e lodrave për një kohë të mjaftueshme sa të përbëjnë një shqetësim në rast ekspozimi, këshillon një studim i ri.

Ekspertët kanë testuar se sa gjatë mund të mbijetojë një virus në një lodër plastike fëmijësh që është e butë, për shembull një bretkosë. Ata gjetën viruse tek lodra 24 orë pasi ishte kontaminuar, me 60% lagështi.

Kur lagështia ishte 40%, virusi ishte akoma prezent edhe 10 orë pas kontaminimit.

Zbulimet lidhen me viruse të cilat kanë një shtresë të jashtme mbrojtëse, e cila mund t’i ndihmojë ata të mbijetojnë dhe të infektojnë qeliza të tjera.

Shembujt përfshinë gripin, i cili është një nga sëmundjet më të përhapura të rrugëve të frymëmarrjes. Kërkuesit thanë se lodrat janë me gjasa një kanal i rëndësishëm për transmetimin e sëmundjeve virale te fëmijët.

Ky është një kërkim i ri që synon të analizojë se sa kohë duhet që një virus i caktuar të çaktivizohet nga sipërfaqja e lodrave të fëmijëve në temperaturat tipike të ambientit dhe në nivele relative të lagështisë, thekson newsbomb.al

Kërkuesit shkencorë përdorën një virus që infekton bakterin për të modeluar mënyrat e mbijetimit të tij tek njerëzit. Ata e vendosën virusin tek një lojë dhe kontrolluan lagështinë e mjedisit në 22 0C në 40% ose 60% lagështi.

Gjatë një periudhe 24-orësh, 1% e virusit mbeti ende infektues në lodër në lagështinë relative 60%, që tregon një pakësim prej 99% në numrin e viruseve infektive.

Virusi ishte më pak i qëndrueshëm në lagështinë 40%, që është më i zakonshmi në mjediset brenda shtëpisë. Në dy orët e para, vetëm 0.01% e virusit vazhdoi të ishte i pranishëm, duke treguar një pakësim prej 99.9% të pakësimit të numrit të viruseve infektive.

Kërkuesit arritën të rikuperonin 0.0001% të virusit infektiv brenda 10 orësh.

Fokusi kryesor për prindërit, doktorët dhe kujdestarët e kopshteve duhet të jetë sterilizimi i lodrave të përbashkëta të fëmijëve të tyre dhe zhvillimi i një strategjie që do të ndihmojë në sigurimin që sëmundjet të largohen një herë e mirë nga çdo lodër.

Për shembull, lodrat që janë të përbashkëta te njerëzit duhet të dekontaminohen shpesh. Pastrimi i zakonshëm shtëpiak është një nga zgjidhjet më të mira.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu eliminimin e lodrave të fëmijëve në mjediset ku ata presin në pediatri. Një plan dekontaminimi duhet të përfshihet gjithashtu për dorezat e dyerve, butonat e ashensorit dhe sipërfaqe të tjera që preken shpesh nga shumë njerëz.

Article Logic
Execution time: 0.0025842189788818