Justin Bieber është shprehur se aktualisht ai nuk është në kërkim të dashurisë, por ai e ka të nevojshme t’i dërgojë dikujt foto pa bluzë. Dhe ky person nuk është askush tjetër përveç babait të tij.
Me Justin i cili ka hequr dorë nga Instagrami, na është dashur të hedhim një sy nga i ati, Jeremy Bieber. Në menu, deri tani kanë qenë “throwbacks” dhe foto familjare të cilat ishin gjithnjë të bukura dhe gazmore. Më pas ditën e djeshme, Jeremy na serviri një foto speciale krejt ndryshe. Bëhet fjalë për një selfie pa bluzë e të birit, Justin Bieber.
Ka disa skenarë të mundshëm për të shpjeguar se si u postua kjo foto, por ne nuk mund të hedhim pas faktin që këngëtari 22 vjeçar i dërgon selfie pa bluzë të atit. Me siguri do e ketë pyetur se si i duket tonifikimi i trupit të tij. Komenti i tij për djalin? Sigurisht që shkon në të njejtën linjë me fansat, #handsomeboy.