INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujt i detyrohet Rihanna 160 mijë dollarë?! [FOTO]

Kujt i detyrohet Rihanna 160 mijë dollarë?! [FOTO]

Publikuar më: 10:12 08-06-2016

Telashe për Rihanna-n dhe menaxherin e saj Jay Z.

Një raportim i fundit i TMZ bën me dije se këngëtarja është hedhur në gjyq nga një klient i saj. Më konkretisht bëhet fjalë për sipërmarrësin Chris Ubosi dhe kompania e tij Megalectrics, të cilët pretendojnë se Rihanna nuk është shfaqur në një koncert të planifikuar nga ata në vitin 2013-të në Nigeri. Sipas marrëveshjes së realizuar nga Ubosi me Jay Z dhe Roc Nation, Riri duhej të performonte për rreth 65 minuta dhe do të paguhej plot 425 mijë dollarë. Koncerti mendohej të ndodhte në muajin maj dhe deri atëherë Chris kishte dhënë 160 mijë dollarë, një pjesë të pagesës. Por sikundër koncerti nuk u mbajt kurrë, tashmë ky i fundit kërkon mbrapsht paratë e tij!

Article Logic
Execution time: 0.0042219161987305