Roza Lati e ka treguar shpesh se i pëlqen të jetë e drejtpërdrejtë. Fakti i të qënit person publik, nuk e pengon aspak të jetë e tillë. Moderatorja shpesh është në qendër të vëmendjes edhe për marrëdhëniet me meshkujt, por këtë herë ka tërhequr vëmendjen me diçka tjetër. Roza ka postuar një foto ku shfaqet një panterë e zezë dhe krah saj shpreh për herë të parë këtë dëshirë: Kam nevojë të kem një panterë dhe ta mbaj si kafshë shtëpiake dhe t’i var perlat në qafë, siç ia var Dobermanit tim #SashaDobermaniRozes ... I Want that. I deserve that. Vdes, mbaroj t’i nënshtroj bishat’. Një nga ato dëshirat jo të zakonshme.