Ai nuk është më vetëm bashkëshorti tërheqës i Nora Istrefit.
Përveç jetës bashkëshortore dhe vajzës Rëne, ata të dy do të ndajnë edhe pasionin për muzikën dhe vëmendjen e publikut në skenë. Pas 20 vitesh angazhim si muzikant, tani Roberti do të na surprizojë edhe me paraqitjen si këngëtar. Kënga e parë e tij do të titullohet “Mia” dhe pritet të publikohet në 25-26 Maj. Nëse jeni kuriozë të mësoni se për çfarë bën fjalë, ju themi se tema do të përmbledhë pothuajse gjithçka “made in Albania” në realitetin shqiptar. Projekti muzikor i realizuar nga Massive Studio do të vizualizohet me klip nga Entermedia. Menjëherë më pas, “Mia” do të ndiqet nga projekti i radhës, i cili është menduar të lançohet në muajin Korrik. Kjo na bind se Roberti i ka hyrë seriozisht muzikës dhe Nora duhet të punojë akoma më fort tani sepse do të ketë një rival të fuqishëm në muzikë.