Kasti i filmit “Uber Girl” duket se do të jetë fantastik me emra si Selena Gomez, Ariana Grande apo Justin Bieber në të.
Por të gjithë fansat e Bieber të mos entuziasmohen ende përpara kohe që do të shihni Selenën dhe Justin së bashku në një film sepse ky i fundit ende nuk e konfirmuar plotësisht pjesëmarrjen e tij. Kjo sepse këngëtari kërkon me ngulm që të hiqen nga skenari skenat e seksit me një mashkull, duke qenë se personazhi i Justin është një yll gay i muzikës pop. Vetë Bieber ka shprehur se ky është një kusht i panegociueshëm nëse producentët dëshirojnë vërtetë ta bëjnë pjesë të filmit. Mos ndoshta po e tepron pak me këtë sjellje, fundja është thjesht një film!