Që Shqipërisë nuk i mungojë talentet kjo gjë dihet tashmë, por që zëri i një shqiptareje do shkonte deri në Shtetet e Bashkuara dhe për më tepër në veshin e presidentit e Donald Trump, nuk e kishte marrë mendja!
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Nexhmije Pagarusha e cila së fundmi ka festuar 85 vjetorin e lindjes së saj dhe në këtë përvjetor, ajo ka marr një nga surprizat më të bukura në jetë.
Sipas ‘Kult Plus’ këngëtarja është dekoruar në ditën e ditëlindjes së saj nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve, e cila është zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë, përveç Pagarushës ka marr pjesë edhe Presidenti i vendit, Ilir Meta dhe disa diplomatë të ambasadës së SHBA-së.