"Nuk të detyrohem dashuri", kështu ka vendosur ta titullojë punën e saj më të re këngëtarja Eleni Foureira.
Ndonëse e njohur nga shqiptarët më tepër me performancat e saj energjike, të pasura në koreografi, Eleni ka vërtetuar edhe njëherë se është gjithashtu një artiste shumë e mirë baladash. Jo nga ato lloj baladash që të bëjnë të qash, por nga ato që të japin fuqi për të vazhduar përpara. E tillë është edhe kjo e publikuar së fundmi nga këngëtarja me origjinë shqiptare, e vendosur prej vitesh në shtetin fqinj Greqi. Për momentin kënga gjendet vetëm në versionin audio, por pritet që shumë shpejt të vijë edhe klipi i saj, i cili sigurisht do të realizohet nga bashkëpunëtorët më besnikë të Elenit, studio e produksionit Panik Records!