Kënga e tij “Ki me lyp” në bashkëpunim me Dj Blunt dhe Real 1korri shumë sukses dhe padyshim u shndërrua në hitin e ndarjeve. Jo rrallë herë Butrinti i këndon dashurisë në këngët e tij, edhe nëse është e nevojshmë ta bëjë atë “acapella”. Nën ngrohtësinë e zjarrit të oxhakut, po aq i ngrohtë sa zëri i tij, Butrinti i këndon këngën “Ki me lyp” një vajze, të cilën nuk e njohim, sepse këngëtari i talentuar ka vendosur ta mbajë mister, e sigurisht të shtojë kuriozitetin tonë. Edhe pse pak sekonda, mjaftojnë për të na tërhequr vëmendjen me zërin e mrekullueshëm të Butrintit, dhe ndoshta duke bërë xheloze shumë fanse femra që do donin të ishin përballë tij në këtë moment
“Mtha, e ka gjet”, shkroi këngëtari 20 vjeçar në postimin e tij në Facebook, përgjigje e cila shpresojmë që mos ti ketë “thyer” zemrën.