Qytetarët dhe artistët që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar kanë përzënë në mesnatë deputetin Kujtim Gjuzin. Ata i janë drejtuar me fjalë fyese "Ikë, ikë, ikë. Qërohu, shporru, ikë.”
Gjuzi ka shkuar në sheshin para Teatrit Kombëtar, ku dhjetëra qytetarë ishin duke vijuar qëndresën e tyre në mbrojtje të godinës.
Ora ishte afro 03:20, e mësnatës kur një automjet ndali në sheshin e Teatrit dhe ka zbritur Gjuzi. Deputeti është përballur me reagimin e ashpër të qytetarëve që e kanë cilësuar si provokim praninë e tij. Po ai deri më tani nuk ka reaguar në lidhje me këtë incident jo fort të këndshëm.