Kandidati në pritje për t’u bërë deputet, Kujtim Gjuzi është bërë objekt debati në KQZ. Gjuzi është ankuar se ekspertët e KQZ-së e lënë të presë në hollin e institucionit, ndërkohë që është shprehur se kërkon të marrë mandatin e deputetit dhe s’mund të presë procedurat që po zvarriten. Kryetari i KQZ, Klement Zguri ka këshilluar sekretarin e KQZ-së t’i presë të gjithë personat, por Ylli Merkaj reagoi me zemërim se Kujtim Gjuzi rri çdo ditë në korridoret e KQZ-së dhe se s’mund të merret me të çdo ditë, pasi ka dhe punë të tjera.
Debati
Klement Zguri: Ne jemi zyrtarë të shtetit, takimet të zhvillohen sa herë që ato do kërkohen. Nuk po i hyj se kush ka qenë rasti konkret.
Ylli Merkaj: Unë e shoh çdo ditë zotërinë (Kujtim Gjuzin) nëpër korridoret e KQZ-së. Tani kemi dhe punë të tjera, s’mund ta presim çdo sekondë dhe t’i japim…
Kujtim Gjuzi: E para, unë s’nxitoj për të marrë diçka zoti Sekretar i Përgjithshëm i KQZ. Nëse vartësit tuaj më thonë na prisni në holl, unë këtë s’mund ta pranoj se jemi në zyrat e shtetit shqiptar.