Demi Lovato ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj në Hollyëood ku u gjet në gjendje të rëndë pasi kishte marrë mbidozë. Sipas TMZ, banesa ka dalë në shitje për 9,5 milionë dollarë, ndërkohë që Demi e bleu shtëpinë në shtator të vitit 2016 për 8,3 milionë dollarë. Shtëpia e këngëtares është 515 metra katrorë ka katër dhoma gjumi dhe gjashtë banja.
Lovato kaloi në mbidozë me oksikodon gjatë një feste në shtëpinë e saj. Miqtë u përpoqën ta mbanin gjallë duke i dhënë Narcan dhe më pas kaloi 10 ditë në spital. Që kur doli nga spitali, Demi nuk është kthyer më në shtëpi, por iu drejtua menjëherë qendrës së rehabilitimit.