INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujtoi kohët e vjetra? LOREDANA e MOZZIK nuk fshihen më, ja si ngacmohen në rrjetet sociale!

Kujtoi kohët e vjetra? LOREDANA e MOZZIK nuk fshihen më, ja si ngacmohen në rrjetet sociale!

Publikuar më: 14:37 21-03-2021

Mozzik dhe Loredana kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi u përfolën gjatë për një rikthim të mundshëm. Pavarësisht se reperi mohoi ribashkimin, faktet tregojnë të kundërtën.

Pas shumë videove dhe fotove që qarkulluan në rrjete sociale, dyshja e famshme udhëtuan së bashku me vajzën e tyre drejt Dubait.  Ndonëse nuk e kanë konfirmuar ende publikisht, fotot e publikuara konfirmuan thashethemet që qarkullonin prej kohësh.

Madje, është përfolur se po përgatiten për të sjellë një tjetër projekt muzikor së bashku. Ishte Loredana, e cila disa ditë më parë publikoi një foto me një mashkull krah saj, ku shiheshin të veshur me bluza të njëjta, dhe nga silueta vihej re se bëhej fjalë për reperin.

Po ashtu, edhe Mozzik publikoi një foto, në të cilën shihej dhe Loredana, ndërsa ka shkruar: Kush është vajza në foto?”

Së fundmi, Lori ndau në InstaStory dy foto të vjetra të shkrepura me partnerin e saj dhe zgjodhi të mos e tregonte portretin e tij. Mirëpo, duart e Mozzik ishin në fytyrën e Loredanës dhe kaq u desh që fotot të bënin xhiron e rrjetit.

dqt.jpeg

 

dg.jpeg

 

Për më tepër, dyshja nuk i kursen më komentet ngacmuese për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Në fotot e fundit të Mozzik, e gjithë vëmendja shkoi tek komenti plot humor i Loredanës.

“Veshi më i vogël se i Hanës”- shkroi ajo, duke i bërë të gjithë të qeshin.

safg.png

 

“Jeta është e mirë”- shkroi Mozzik krahas fotos së tij, ndërsa ndjekësit shtuan se për të, jeta është më e mirë me Loredanën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439