INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujton momentin kur mbërriti në Itali, Belen Rodriguez përlotet: Nuk kisha para për ...

Kujton momentin kur mbërriti në Itali, Belen Rodriguez përlotet: Nuk kisha para për ...

Publikuar më: 18:33 29-03-2021

Belen Rodriguez ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Domenica In” ku tregoi për herë të parë me detaje sesi ishte fillimi i jetës së saj në shtetin italian.

Showgirl, e cila është në pritje të ëmbël me partnerin Antonino Spinalbese, bëri të ditur se kanë vendosur që vajza që do të vijë në jetë ta quajnë Luna Mari. Së bashku me prezantuesen e “Domenica In”, ajo iu rikthye dhe njëherë gjithë kujtimeve të karrierës së saj saj në RAI ku ishte ende shumë e re.

Belen tregoi se ëndrra e saj ka qenë gjithmonë të bëhej pjesë e shoëbiz-it dhe duke parë pamundësitë e vendit të saj u nis për ta plotësuar këtë ëndërr drejt Italisë. Familja e saj e mbështeti pavarësisht se ky ishte një vendim mjaft i vështirë për ta pasi kanë pasur një lidhje të fortë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Belen u prek teksa kujtoi kur u nis në aeroport për të shkuar në Itali, pa pasur para me vete: “Unë isha 19 vjeç, duke filluar me 180 euro në xhep, nuk e dija kur do t’i kisha mbledhur paratë për t’u kthyer, por megjithatë e mora gjithçka si aventurë ”.

Article Logic
Execution time: 0.0032520294189453