INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kukan dhe Fleckenstein kërkojnë Byro Hetimi të pavarur, pavarësisht se nga do varet

Publikuar më: 16:44 08-02-2016

Ndërsa pritet rekomondimet e Komisionit të Venecias lidhur me reformën në Drejtësi, edhe eurodeputetët që kanë mbërritur në Tiranë nuk janë ende të qartë nëse Byroja e Hetimit duhet të varet nga Ministria e Brendshme apo nga Prokuroria e Përgjithshme. Pas mbërritjes në Tiranë, eurodeputeti Kukan ka zhvilluar një takim me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Ndërsa eurodeputeti tjetër, Fleckenstein, përpara takimit është shprehur për mediat duke deklaruar se ndodhet në Tiranë së bashku me eurodeputetin Kukan për një panoramë të situatës.

“Jemi këtu për Reformën në Drejtësi. Vlerësojmë çfarë është bërë deri tani por presim edhe Rekomandimet e Venecias. Një tjetër arsye e ardhjes sonë është edhe Ligji për Dekriminalizimin dhe zbatimi i tij. Byroja e Hetimit të jetë e pavarur , por nuk mund të flas ende nëse duhet të jetë në varësi të Ministrisë së Brendshme apo Prokurorisë së Përgjithshme”.

Gjatë vizitës së tyre në Tiranë dy eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein janë takuar me krerët e politikës shqiptare, ku fokusi i bashkëbisedimeve ka qënë pikërisht Reforma në Drejtësi, e cila është dhe pika kyçe në procesin e integrimit të vendit në BE.

Article Logic
Execution time: 0.0041069984436035